Softuer

Snow Leopard shfaqet 'papritmas' më 28 Gusht

Aug 25 2009
0 Shpërndarje
Snow Leopard shfaqet 'papritmas' më 28 Gusht

Në një lëvizje pak të papritur, u lajmërua sot se Mac OS x 10.6 do të prezantohet përpara periudhës së paracaktuar, që ishte në shtator, më 28 të këtij muaji. “Snow Leopard bazohet në sistemin tonë operativ më të suksesshëm ndonjëherë dhe për më tepër, do të jetë i disponueshëm përpara afatit të caktuar. Për vetëm $29, përdoruesit tanë marrin një përmirësim të menjëhershëm drejt sistemit operativ më të përparuar në botë dhe të vetmit me mbështetje të integruar për Exchange.” u shpreh Bertrand Serlet, zv. president i përgjithshëm i Inxhinierisë së programimit tek Apple.

$29 në të vërtetë është çmimi për upgrade nga versioni paraardhës. Një liçencë e pakufizuzar kushton $499 dhe për një të kufizuar, ju mjafton të shpenzoni gjysmën.

Në këtë periudhë, sistemi i ri shkon pothuajse në përballje direkte me Microsoft Windows 7. Sipas Apple, rreth 90 përqind e 1000 programeve kryesore në këtë sistem u janë nënshtruar përmirësimeve dhe optimizimeve të performancës. Shumë prej tyre si Finder, Mail, iCal, iChat, dhe Safari kanë kaluar nga 32 në 64 bit, çka përmirëson performancën e memories.

Madhësia e instalimit gjithashtu është përgjysmuar dhe OS X-i i ri tani që vetëm 7GB. Në strukturën e sistemit të Apple gjejnë mbështetje dhe shtysë të madhe dhe dy prej teknologjive të reja kyçe të ditëve të sotme; Grand Central Dispatch (GCD), teknologjia e cila përmirëson performancën shumëbërthamëshe, dhe OpenCL, varianti i gjuhës C i cili konsiderohet e ardhmja përpunimit të të dhënave të përgjithshme në procesorët grafikë.

Lajmet e fundit>