Lajmet

Snowden bindi 20-25 punëtorë të NSA-së për t’i treguar fjalëkalimet

Nov 9 2013
0 Shpërndarje
Snowden bindi 20-25 punëtorë të NSA-së për t’i treguar fjalëkalimet

NSABurime anonime kanë treguar për Reuters gjatë të enjtes që Edward Snowden ishte në gjendje që të grumbullojë tërë materialin të cilin ai e ka zbuluar gjatë muajve të kaluar duke i bindur “20 deri 25” bashkëpunëtorë të tij që t’i dërgojnë kredencialet dhe fjalëkalimet e tyre.

Snowden, që është ish- kontraktues i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së, që ishte i pozicionuar në Havaje përpara se të shkonte më pas në Hong Kong e më pas në Rusi, pasi zbuloi informacionet e fshehta, përdori llogaritë e bashkëpunëtorëve të tij për t’iu qasur të paktën disa nga dokumenteve që kanë tërhequr vëmendje të aktiviteteve të përgjimit nga agjencia e inteligjencës për të cilën ai punonte më parë.

Punëtorët i dhanë Snowdenit informacionet e tyre për qasje, që sipas Reuters ato informacione “ishin identifikuar, pyetur dhe larguar nga funksionet e tyre”, duke cituar “një burim të afërt me disa hetues qeveritarë amerikanë për dëmin e shkaktuar nga zbulimet.”

Snowden siç duket iu ka treguar punëtorëve të tij që kredencialet “ishin të nevojshme për të për ta bërë punën e tij si një administrator i sistemeve kompjuterike.” (PCWorld Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>