Lajmet

Sobrr, aplikacioni më i ri për krijimin e miqësive të reja

Aug 24 2014
0 Shpërndarje
Sobrr, aplikacioni më i ri për krijimin e miqësive të reja

140821131245-sobrr-app-story-topAplikacioni i ri i quajtur Sobrr, ju lejon që të krijon një rrjet shoqëror të ri duke njohur njerëz të rinj dhe duke i takuar ata në realitet pasi keni biseduar nëpërmjet aplikacionit. Sobrr ju lejon të shpërndani foto, video dhe informacione mbi aktivitetet tuaja të preferuara. Përdoruesit e tjerë mund të mbështesin aktivitetet dhe të pëlqejnë videot dhe fotot tuaja. Duke përdorur GPS, Sobrr identifikon përdoruesit e tjerë, të cilën banojnë pranë jush dhe ju tregon atyre postimet tuaja. Ata mund të klikojnë opsionin “cheer” ose të komentojnë në këto postime dhe më pas në qoftë të se të dyja palët bien dakord, ju mund të bëheni shokë me titullin “24-hour friends”.

Në aplikacion, gjithashtu ndodhet një opsion, i cili mundëson që çdo aktivitet i juaj në aplikacion duke përfshirë këtu bisedat, shkrimet, fotot dhe videot të fshihen pas 24 orësh. Bashkëpunëtori në zhvillimin e këtij aplikacioni, Bruce Yang deklaroi se njerëzit kanë shumë nevojë për një aplikacion të tillë dhe se ata e kanë dashur atë edhe pa e ditur edhe vetë. Një aplikacion i tillë si Sobrr i lejon ata të shpërndajnë foto, video dhe komente pa u shqetësuar se veprimet e tyre do të ndikojnë në të ardhmen, pasi aplikacioni i fshin ato automatikisht.

“Sobrr promovon shpërndarjen e mendimeve më të reja dhe krijimin e marrëdhënieve pa përgjegjësi”- u shpreh Yang,, njohës i Fitbit, LinkedIn dhe Microsoft. Sobrr njihet si një aplikacion, në të cilin përfshihen të ndërthurura Tinder, Snapchat dhe Foursquare. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>