Lajmet

Social Media Day në Shkup

Feb 17 2011
0 Shpërndarje
Social Media Day në Shkup

Bëhet fjalë për Social Media Day që në fakt është edhe ngjarja e parë e këtij lloji në Maqedoni dhe në të cilën do të flitet për fenomenin e rrjeteve sociale dhe fuqinë e tyre, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve do të jetë edhe Steven Van Belleghem, ligjërues me famë botërore në konferencat elite për marketing dhe autor i librit bestseller “The Conversation Manager”.

Ngjarja do të mbahet në Hotel Alseksandar Palace në Shkup, ndërsa në bazë të agjendës parashihet të ketë ligjërata nga Savica Pop Tonev, drejtoreshë e HTTPool në Maqedoni, në lidhje me tregun e internetit në Maqedoni, Steven Van Bellghem në lidhje me filozofinë e “The Conversation Manager”, pastaj një ligjëratë tjetër gjithashtu nga Steven Van Bellghem në lidhje me krijimin e komunikimeve më afatgjata me konsumatorët, Darko Buldioski, on-line konsulent, do të ligjërojë për Facebook dhe Twitter dhe në fund Steven Vall Bellghem dhe Darko Buldioski do të flasin në lidhje me dimensionin e rrjeteve sociale.

Pjesëmarrja është vendosur që të jetë me pagesë dhe atë në formë të thjeshtë me çmim prej 145 euro dhe në formë VIP, për të cilën thuhet se është numri i limituar dhe që do të kushtojë 200 euro. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>