Blog

Sofia, Arabia Saudite i jep shtetësinë një roboti

Oct 31 2017
0 Shpërndarje
Ndoshta jo për planetin por për Arabinë Saudite ky lajm nuk është pritur mirë. Sofia, Arabia Saudite i jep shtetësinë një roboti

Sofia një robot humanoid inteligjent, ka fituar shtetësinë në Arabinë Saudite. Është vendi i parë në botë që i ofron një roboti të njëtin status me njerëzit.

Roboti është krijua nga David Hanson, themelues i Honson Robotics në Hong Kong, i cili njihet për krijimin e robotëve që duken dhe veprojnë si njerëz. Sofia u krijua që të duket si Audrey Hepburn.

Gjatë intervistës së saj në skenë, Sofia përmendi shqetësimet mes disa njerëzve se robotët e inteligjencës artificiale mund të jenë një kërcënim për njerëzimin.

Në këtë pikë ajo ironizoi dhe miliarderin e teknologjisë Elon Musk, i cili vazhdimisht thekson se Inteligjenca Artificiale është një kërcënim për planetin tonë njerëzor.

Njohja e Sofia pushtoi titujt e lajmeve në mbarë botën dhe nxiti një mori kritikash ndaj një vendi me histori të errët kur flitet për të drejtat e njeriut.

Ndoshta jo për planetin por për Arabinë Saudite ky lajm nuk është pritur mirë.

Sofia gëzon më shumë të drejta se një femër arabe. Nëse do të aplikonte si një femër jo e fesë islame, pa hijab atëherë ajo nuk do të kishte mundur ta merrte nënshtetësinë.

Në një konferencë në Gjenevë, ajo thoshte se mund ta bënte punën e presidentes më mirë sesa Donald Trump.

Lajmet e fundit>