Harduer

SoftBank ka krijuar një platformë eSIM, karta SIM që programohen në distancë

Mar 30 2017
0 Shpërndarje
Madje përdoruesit do të kenë mundësi të qasen në një kontratë dhe plan të vetëm tarifor me disa pajisje si telefon, tablet, orë inteligjente apo makinë. SoftBank ka krijuar një platformë eSIM, karta SIM që programohen në distancë Photo Source: ShutterStock

Gjigandi Kinez i telekomunikacionit SoftBank tha se ka filluar zhvillimin e një karte SIM të pazëvendësueshme dedikuar Internetit të Gjërave.

Çdo ditë e më tepër po shkojmë drejt një industrie celulare pa karta SIM të zëvendësueshme dhe shkurtin e vitit të kaluar Samsung lançoi pajisjen e parë GSMA me kartën “eSIM” për orën inteligjente Gear S2 Classic 3G.

Teknologjia merr emra të ndryshëm sipas kompanive që e kanë zhvilluar si “virtual SIM” apo “embedded SIM” etj. Ndryshe nga sa jemi mësuar të ndërrojmë kartë SIM saherë që duam të ndryshojmë operator celular, eSIM mund të riprogramohet në distancën pa ndryshimin fizik të saj.

Përfitimet janë të mëdha përveç se e bën më të lehtë përftimin e shërbimeve nga konsumatorët. eSIM zë deri në 90% më pak hapësirë se kartat tradicionale SIM duke krijuar hapësirë për bateri më të madhe.

Madje përdoruesit do të kenë mundësi të qasen në një kontratë dhe plan të vetëm tarifor me disa pajisje si telefon, tablet, orë inteligjente apo makinë.

Kompani të shumta kanë punuar në këtë teknologji ku përfshihet edhe Apple. Platforma eSIM e SoftBank pritet të hyjë në funksion këtë vit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>