Biznes

SoftBank planifikon një investim prej 1.25 miliard dollarësh në Uber

Nov 14 2017
0 Shpërndarje
“Nëse çmimi për aksion nuk është i kënaqshëm për grupin SoftBank, ekziston mundësia që SoftBank të tërhiqet nga investimi,” tha kompania. SoftBank planifikon një investim prej 1.25 miliard dollarësh në Uber

Gjigandi Japonez SoftBank tha ditën e Marte se ishte duke konsideruar një investim të mundshëm në Uber Technologies por ende nuk kishte një marrëveshje finale.

“Nëse çmimi për aksion nuk është i kënaqshëm për grupin SoftBank, ekziston mundësia që SoftBank të tërhiqet nga investimi,” tha kompania.

Ditën e djeshme Uber konfirmoi një marrëveshje me Dragoneer Investment për të investuar deri në 1.25 miliard dollar në Uber dhe si pjesë e transaksionit do të bliheshin 17% e aksioneve.

Negociatat bënë progres ndërsa firma investuese Bernchmark, një prej investitorëve më të hershëm të kompanisë, arritën një marrëveshje paqeje me ish ekzekutivin Travis Kalanick duke i hapur rrugë investimit të SoftBank.

Firma Japoneze është shndërruar në një prej investitorëve më të mëdhenj të kompanive të ngjashme me Uber. SoftBank ka investuar në kompanitë Kineze dhe Indiane, Didi dhe Ola respektivisht. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>