Harduer

Softbank prezanton robotin personal Pepper

Jun 6 2014
0 Shpërndarje
Softbank prezanton robotin personal Pepper

_h353_w628_m6_otrue_lfalseSoftbank prezanton robotin multifunksional, i cili mund të përdoret si kujdestar për fëmijët, si infermier, punëtor dhe si ndihmues në punët e shtëpisë. Emri i këtij roboti është Pepper dhe do të hidhet në treg vitin e ardhshëm për vetëm 1900 dollarë.

Shefi ekzekutiv i SoftBank, Masayoshi Son, deklaroi që këtë javë do të testohet një prototip, i cili do tu shërbejë klientëve në dyqanet e telefonëve të SoftBank në Japoni. Ky robot është i veçantë pasi është i aftë të shfaq emocione, ndryshe nga robotët e tjerë të prodhuar deri ditët e sotme.

Këto robotë janë zhvilluar nga kompania franceze Aldebaran, e cila është pronë e Softbank. Tregu i robotëve në Japoni aktualisht arrin një çmim prej 8.38 miliardë dollarësh, ndërsa në vitet në vazhdim pritet të ketë një rritje deri në 2.85 trillion $. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>