Softuer

Softuer për planifikim të gjërave për Windows

Feb 5 2012
0 Shpërndarje
Softuer për planifikim të gjërave për Windows

Për të filluar klikoni në ikonën New Task. Opsionet e tjera janë Modify për të ndryshuar një punë, Remove për ta fshirë një punë dhe Mark as done për ta bërë si të kryer një çështje. Ju mund të shkruani një term kërkimi në kutinë Filter për të kërkuar për një punë të caktuar.

Kur klikoni në ikonën New task, do të hapet një dritare e re. Ju duhet t’i shkruani hollësitë për punën e caktuar në këtë dritare. Për shembull, në fushën Date, shkruajeni datën kur është planifikuar që të mbahet ngjarja. Ju mund ta përdorni Calendar për të ju ndihmuar me përzgjedhjen e datave përkatëse. Në kutinë Description, shkruani informatat që e përshkruajnë atë punë. Ju mund të përfshini informacionin për adresën nëse duhet të shkoni diku në atë datë. Ju gjithashtu mund ta klasifikoni natyrën e asaj pune. Zgjedhni nivelin e rëndësisë duke klikuar në opsionin përkatëse në How early the task is urgent. Ideja është që sa më e madhe të jetë rëndësia, aq më shpejt do të paraqitet rikujtuesi. Në fushën Repeating, zgjidhni opsionin varësisht nëse ju dëshironi që çështja të përsëritet ose jo. Në fushën Day time, caktoni nëse ditët janë të nevojshme ose jo duke klikuar në opsionin përkatës. Klikoni OK për ta ruajtur këtë punë.

Kur paraqitet lajmëruesi, aplikacioni do ta paraqes porosinë që do të ofrojë përshkrimin e detyrës së caktuar më parë. Nuk dëgjohet ndonjë alarm. Pasi që paraqitet lajmi, përdoruesi ka tri mundësi: ta bëjë fshirjen e punës, ndryshimin si dhe ricaktimin e kësaj pune pas një periudhe të caktuar kohore.

Aplikacioni vetvetiu nuk minimizohet poshtë. Ju duhet ta rregulloni këtë tek opsionet, në të cilin vend ju mund të gjeni gjëra të tjera si dita e parë e javës dhe vendndodhja e bazës me të dhëna.

Ky aplikacion funksionon për Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7. Klikoni këtu për ta shkarkuar./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>