Softuer

Softuer i ri Linux i dedikuar për shkolla

Nov 4 2010
0 Shpërndarje
Softuer i ri Linux i dedikuar për shkolla

Userful pretendon se Userful MultiSeat Linux 2011 është dizajnuar në mënyrë specifike për shkolla duke iu mundësuar atyre që të vendosin një numër të madh të stacioneve kompjuterike në një kosto të ultë.

MultiSeat bazohet në Ubuntu, dhe ofron aftësinë për të kthyer një Linux kompjuter në 11 stacione kompjuterike të pavarura, gjersa në anën tjetër u ofron përdoruesve një bashkësi të veçorive si Microsoft Windows MultiPoint Server 2010.

Sipas një zëdhënësi të Userful, Multiseat mund të shpërndahet në më shumë se 11 makina por për ta bërë këtë një organizatë duhet të përdorë “një kompjuter me harduer të fuqishëm që mohon shumicën e përfitimit nga lirimi i kostos”.

Kompania ka bërë të ditur se softueri Multiseat redukton koston e energjisë deri në 90 për qind, duke iu mundësuar shkollave që të ringjallin koston e kompjuterëve të tyre vetëm përmes shkurtimit të kostove në faturën e rrymës. Userful ka thënë se mesatarisht konsumatorët e saj kanë raportuar për rreth 60 për qind reduktim në kosto qysh në momentin e parë, dhe rreth 80 për qind kursime në kosto vjetore të shpenzimit të rrymës, gjithnjë duke u krahasuar me zgjidhjet e mëhershme PC-për-stacion. Softueri gjithashtu ofrohet me një llojllojshmëri veglash, duke përfshirë softuer të specializuar për edukim.

Zëdhënësi i Userful tha se produkti mund të shkarkohet nga ueb faqja e kompanisë dhe është i lehtë për tu instaluar në çfarëdo shkolle që kërkon zgjidhje të këtilla, dhe gjithashtu është këshilluar që të përdorin Userful MultiSeat Linux 2011 të vendosur në DVD-në instaluese. “Përdoruesit thjeshtë mund ta vendosin në DVD njësinë e tyre, dhe më pas instalimi do të bëhet automatik. Userful MutliSeat dhe sistemi operativ Edubuntu 10.04, si dhe softueri menaxhues për klasa mësimore do të jetë i gatshëm në një instalim shumë të shpejtë” shtoi ai.

Kuptoni më shumë për Userful MultiSeat Linux 2011. /pcworld.al

Lajmet e fundit>