Lajmet

Softuerët falas, po gjejnë përdorim të jashtëzakonshëm

Jul 30 2012
0 Shpërndarje
Softuerët falas, po gjejnë përdorim të jashtëzakonshëm

Softueri me burim të hapur dita ditës po përqafohet nga shumë ndërmarrje por edhe konsumatorë privat, dhe atë jo vetëm për desktop por edhe për pajisjet mobile.

Ja disa statistika interesante nga The Next Web, se çfarë ndodhë çdo ditë në botë:

-lindin rreth 371,000 foshnje

-shiten rreth 378,000 iPhone

-aktivizohen rreth një milion pajisje me Android

-shiten rreth 1.1 milion kompjuterë

Ashtu siç dihet botërisht, Android e ka Linuxin fort për zemër, me një platformë të diskutueshme Java, që nënkupton që është shtëpia që drejton adoptimin e softuerit të lirë – megjithëse shumë do të argumentonin që nuk i lirë.

Ndoshta edhe nga ndonjë kënd i vogël i gjithësisë së Uebit mund të shihet një rritje e patundur e softuerit me burim të hapur. Në mesin e softuerëve me burim të hapur këtu duhet të cekim edhe sistemet për menaxhim të përmbajtjes si WordPress ose Drupal.

WordPress duket të ketë nxjerrë sirtarin e softuerit me burim të hapur për disa rregullime mjaft të gjalla dhe hedhura, ndërsa Drupal është një alternativë me më shumë peshë.

Me hapësirat e deritanishme që janë duke u mbyllur, disa agjensi digjitale janë duke zgjedhur softuerë me burim të hapur. Në të njëjtën rrugë që Microsoft është duke humbur konsumatorët e Team Foundation Server për në Git, CMS-ët me pagesë janë duke humbur për t’u zëvendësuar me softuerët me burim të hapur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>