Lajmet

Softueri dhe dyqani i aplikacioneve Pebble 2.0 tani në dispozicion për Android

Mar 8 2014
0 Shpërndarje
Softueri dhe dyqani i aplikacioneve Pebble 2.0 tani në dispozicion për Android

appstoreverge.0_standard_800.0Pebble ka lajmëruar në SXSW 2014 që ka përditësuar softuerin e vet për Android në 2.0, duke e vënë dyqanin e aplikacioneve në dispozicion në Google Play. Përditësimi iu ofron përdoruesve qasje tek aplikacionet e Pebble dhe shikon fytyrat, mundëson shikimin e njoftimeve të vjetra.

Pebble lajmëroi po ashtu për disa aplikacione të reja: eBay, Evernote dhe Time Warner Cable. Aplikacioni eBay iu mundëson përdoruesve që të shfletojnë furnizuesit e produkteve të reja, por fotografitë e kanë të vështirë të shfaqen në ekranin e vogël, bardhë dhe zi të orës.

Aplikacioni Evernote mund të kishte shumë mundësi, duke iu mundësuar përdoruesve që të shikojnë lista, fletore dhe rikujtues nga kyçi i dorës. Aplikacioni Time Warner Cable është strikt për shërbimet e shtëpisë së mençur, duke e kthyer orën në një telekomandë të shtëpisë suaj.

Ky përditësim e sjell Android-in në hap me kohën, vetëm një muaj pasi është bërë lëshimi për iOS. Dhe për përdoruesit e Android-it, koha është mjaft e përshtatshme: tufat e para të modelit të ri Pebble Steel të kompanisë kanë filluar të shiten për konsumatorë në javët e fundit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>