Lajmet

Softueri Siri për makinat Chevrolet, mund të jetë gati në fillimit të 2013

Nov 30 2012
0 Shpërndarje
Softueri Siri për makinat Chevrolet, mund të jetë gati në fillimit të 2013

Thuhet se bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs, ëndërronte dikur për një iCar.

Kjo ëndërr mund të jetë shumë pranë realizimit në fillim të vitit 2013, kur General Motors të prezantojnë asistentin me zë Siri për disa nga makinat e saj.

Kjo karakteristikë do të jetë e disponueshme për ata që zotërojnë një iPhone 4S ose iPhone 5.

Për të minimizuar shpërqëndrimet gjatë kohës në timon, Siri do të jetë i disponueshëm në “Eyes Free mode”, që do të thotë se përdoruesit do të kenë mundësi të ndërveprojnë me të pa pasur nevojë që ekrani i iPhone-t të tyre të jetë i ndezur.

Përdoruesit do të mund të bëjnë telefonata drejt kontakteve të tyre, të luajnë këngë nga libraria e tyre iTunes, të dëgjojnë, shkruajnë dhe dërgojnë mesazhe apo të shtojnë takime në kalendarin e tyre.

Detyra komplekse, si shfaqja e një uebfaqeje, nuk do të jenë endë të realizueshme nga Siri, shprehet GM.

Edhe prodhues të tjerë makinash si BMW dhe Honda, kanë prezantuar integrimin me Siri-n në makinat e tyre, por GM po tenton të diferencohet nga to duke e bërë të disponueshme këtë opsion fillimisht për makinat e vogla. (PCWorld Albanian)

Tags >

siri
Lajmet e fundit>