Lajmet

Software Freedom Day, të dielën në Prishtinë

Sep 14 2011
0 Shpërndarje
Software Freedom Day, të dielën në Prishtinë

Software Freedom Day (SFD) është një lloj iniciative që tenton të rris vëmendjen drejt Softuerit të lirë dhe virtyteve të tij, dhe gjithashtu tenton që të sjellë në pah disa prej veçorive të shumta duke tentuar të promovojë përdorimin e tij. Software Freedeom Day organizohet në qytete të ndryshme të botës nga ekipe të ndryshme promovuese të softuerit të lirë dhe të hapur, dhe kësaj radhe edhe në Prishtinë FLOSSK do të shënojë këtë ditë me një aktivitet të veçantë.

Edhe pse anembanë botës SFD mbahet me 17 shtator, FLOSSK ka vendosur që këtë ditë ta shënojë me 18 shtator për shkak se me 17 shtator për herë të parë në Kosovë organizohet konferenca e dizajnerëve REDO Conference, dhe e tërë kjo ditë do t’i përkushtohet kësaj konference. Për të mbajtur lartë moralin e aktiviteteve të lidhura me fushën e teknologjisë FLOSSK ka vendosur që manifestimin e SFD’s ta organizojë të dielën dhe shtoj numrin e aktiviteteve vjetore në kalendarin ashtu kështu të varfër të Kosovës me aktivitete të kësaj natyre. 

Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë takim apo organizim ftohen të shkojnë të dielën (18 shtator) nga ora 8 në ambientet e Prince Coffe House në Prishtinë

Software Freedom Day edhe në Prizëren

Gjatë ditës së shtunë, përkatësisht me datën 17 shtator, FLOSSK do të organizojë paraprakisht Software Freedom Day edhe në Prizren, ku në Qendrën Rekreative ANDRA duke filluar nga ora 19:00, pritet të tërhiqet vëmendje edhe e kësaj ane në lidhje me përfitimet prej lirisë softuerike. 

Mesa duket do të kemi një vikend të rrallë gjatë kësaj jave e të mbushur me aktivitete në sferën e teknologjisë informative, prandaj shpresojmë se nuk do të jetë ky vikendi i fundit i kësaj natyre por do të ketë edhe shumë të tjerë me shumë e më shumë aktivitete tjera. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>