Lajmet

Software Freedom Kosova 2013, sivjet më tepër me workshopë

Jul 15 2013
0 Shpërndarje
Software Freedom Kosova 2013, sivjet më tepër me workshopë

Në ambientet e Qendrës për Inovacion në Kosovë, kanë filluar përgatitjet për edicionin e pestë me radhë të konferencës vjetore për softuer të lirë dhe të hapur, Software Freedom Kosova.

Kjo konferencë mbledh akademikë, profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë në përgjithësi, me orientim për softuer të lirë dhe të hapur në veçanti, të cilët e shohin këtë event si vend të përshtatshëm për të bashkëpunuar me njerëz nga vende të ndryshme të botës për ta përhapur dhe përmirësuar softuerin e lirë dhe të hapur.

Sipas përfaqësuesit nga shoqata që merret me promovim të softuerit të lirë dhe të hapur në Kosovë, FLOSSK, Ardian Haxha, kjo konferencë planifikohet që këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, të mbahet gjatë muajit shtator. Ai, duke folur për PC World Albanian tregoi që në dallim nga edicionet e kaluara, këtë vit planifikohet që vendi i mbajtjes së konferencës të jetë Fakulteti i Edukimit dhe jo siç ishte tradicionalisht gjatë viteve të kaluara Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) dhe arsyeja për këtë është eksiztenca e kushteve më të përshtatshme në këtë ambient të ri për ta zhvilluar këtë ngjarje.

Vëmendje më e madhe gjatë këtij viti pritet t’i jepet temave rreth teknologjive të uebit në cloud dhe mobileri, por edhe pritet të shtjellohen tema për harduer nga Open Labs. Njëri nga pjesëmarrësit këtë vit, i cili e ka konfirmuar ardhjen është Tim Dobson. Një tjetër risi, përveç ndërrimit të vendit të ngjarjes, është edhe përqendrimi më i madh në workoshopë, ku pritet që të jetë 1 ditë me ligjërata dhe 2 ditë me workokshopë. Rreth informacioneve të tjera, PC World Albanian do të mundohet që të jetë pranë jush. (PCWorld Albanian)

software freedom Kosova

Lajmet e fundit>