Softuer

Sofuteri që ju mundëson t'i shihni përditësimet e Facebook në kohë reale

May 9 2011
0 Shpërndarje
Sofuteri që ju mundëson t'i shihni përditësimet e Facebook në kohë reale

Çfarë është FlipToast?

FlipToast është një klient dinamik i rrjetit Facebook për Windows dhe Mac, që ofron një qasje të shpejtë dhe të lehtë me shokët tuaj në Facebook. Për dallim nga softuerët e tjerë, FlipToast ofron gjërat elementare të ndërfaqes së rrjetit Facebook, si lajmërimet e drejtpërdrejta dhe funksionimin e chat-it.

FlipToast është falas. Ju mund ta mbani atë anash dhe dritaren e chat-it në cilindo kënd të ekranit që dëshironi, derisa t’i kryeni punët e tjera. Me funksionimin e chat-it, ju keni mundësi të shkyçeni në çdo kohë.

Nëse kaloni një kohë të gjatë në Facebook dhe do të dëshironit që gjërat që i keni në Facebook t’i tërhiqni nga shfletuesi juaj i uebit, atëherë ju këshilloj që ta përdorni FlipToast. Në fund, mos u kurseni të na i shkruani përshtypjet tuaja./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>