Lajmet

Solaborate dhe HELLO prezantojnë të ardhmen e video conferencing në TechCrunch Disrupt

Sep 20 2017
0 Shpërndarje
Në këtë eveniment, CEO dhe themeluesi Labinot Bytyqi do të prezantojë në një demo live për pjesëmarrësit, të ardhmen e komunikimit me video, pajisjen HELLO. Solaborate dhe HELLO prezantojnë të ardhmen e video conferencing në TechCrunch Disrupt

Një prej startupeve më të suksesshme shqiptare, Solaborate, të Mërkurën u bë pjesë e një prej ngjarjeve më të rralla të botës së teknologjisë, evenimentit vjetor TechCrunch Disrupt i cili po mbahet në data 18-20 Shtator në San Francisco të Shteteve të Bashkuara.

Solaborate, themeluar nga Labinot dhe Mimoza Bytyqi, përbëhet nga një ekip prej 60 vetësh dhe janë zhvilluesit e pajisjes së avancuar të video komunikimit Hello.

Ata do të jenë pjesë e TechCrunch Disrupt ku do të prezantojnë pikërisht këtë pajisje inovative tek një audiencë e përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm, investitorë, dhe adhurues të teknologjisë.

Suksesi dhe inovacioni i Solaborate dhe HELLO bëri jehonë edhe në trevat shqipfolëse kur u shpallën Inovacioni i Vitit në edicionin e pestë të garës mbarëkombëtare të novatorëve shqiptar, Albanian ICT Awards.

TechCrunch Disrupt këtë vit përkon me 12 vjetorin e themelimit të rrjetit të TechCrunch, i cila është edhe shtëpia organizatore e kësaj ngjarjeje dhe një prej mediave më të mëdha në botë të teknologjisë.

Solaborate është një prej startupeve të ralla shqiptare që i bashkohet këtij evenimenti prestigjioz të teknologjisë.

Çdo vit tek kjo ngjarje gjejnë vend startupe revolucionare nga mbarë bota ku prezantojnë teknologji të cilat bëjnë diferencën si dhe mbahen diskutime të cilat nxjerrin në pah çfarë fshihet në mendjen e liderëve të inovacionit në botë.

Në këtë eveniment, CEO dhe themeluesi Labinot Bytyqi do të prezantojë në një demo live për pjesëmarrësit, të ardhmen e komunikimit me video, pajisjen HELLO.

Hello është një pajisje e cila transformon çdo TV në platformë video conferencing. Është një pajisje e zgjuar “all-in-one” e cila mbështet video 4K, wireless screen sharing, live broadcasting dhe shumë funksione të ndryshme.

Hello ka përfituar investime me vlerë prej gjysmë milion dollarësh nga platforma Kickstarter dhe IndieGogo, e financuar me vlerë prej 1400%.

Labinot dhe Mimoza janë pjesë e Albanian – America Success Stories, një projekt i themeluar në 2014-ën i cili vjen në mbështetje të historive Shqiptare të suksesit në SHBA.

Në një intervistë me PCWorld Albanian, Labinot dhe Mimoza Bytyqi flasin për rrugëtimin e tyre që nga emigrimi në Shtetet e Bashkuara tek themelimi i Solaborate në 2011-ën në Los Angeles dhe lindja e projektit inovator HELLO. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>