Lajmet

Solaborate përgatitet për lançimin e 5 produkteve të reja, në mesin e tyre HELLO 2

Dec 26 2017
0 Shpërndarje
Përmes një postimi në Medium dhe ndërsa theksonte suksesin e HELLO, një produkt i financuar në 1,300% dhe i shitur 100% tek mbështetësit, produktet e reja kanë për synim përmirësimin e mëtejshëm të mënyrës sonë të komunikimit shprehej Solaborate. Solaborate përgatitet për lançimin e 5 produkteve të reja, në mesin e tyre HELLO 2 Photo Source: Solaborate

Pas suksesit të arritur me fushatën në Kickstarter dhe produktin HELLO, fituesi në kategorinë e Inovacionit të Vitit në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards, Solaborate, lajmëroi se së shpejti do të lançonte 5 produkte të reja.

Përmes një postimi në Medium dhe ndërsa theksonte suksesin e HELLO, një produkt i financuar në 1,300% dhe i shitur 100% tek mbështetësit, produktet e reja kanë për synim përmirësimin e mëtejshëm të mënyrës sonë të komunikimit shprehej Solaborate.

Në një intervistë për PCWorld.al, themeluesit e Solaborate Labinot dhe Mimoza Bytyqi, vëlla e motër, ndanë eksperiencën e tyre që nga emigrimi në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Produkti i parë i kompanisë së tyre, HELLO, është një pajisje e cila transformon çdo TV në platformë video conferencing. Është një pajisje e zgjuar “all-in-one” e cila mbështet video 4K, wireless screen sharing, live broadcasting dhe shumë funksione të ndryshme.

Kompania tha se 5 produktet e reja së shpejti do të publikohen në Kickstarter ku në mesin e tyre është HELLO 2 dhe një uebsajt është në dispozicion të atyre që duan të dinë më shumë rreth produkteve të reja përpara debutimit të tyre.

Gjithashtu kompania do të ofrojë katër çmime shpërblyese ku fituesit do të marrin produkte HELLO me vlerë prej 10,000 dollarësh dhe pjesë e kësaj gare mund të jeni edhe ju.

Solaborate është një kompani e zhvillimit të softuerit dhe teknologjive inovative. Themeluar në 2011-ën me seli në Los Angeles të Kalifornisë, pjesa më e madhe e ekipit në të vërtetë ndodhet në Prishtinë.

Përveç komunikimit në forma të ndryshme, ju mund ta përdorni Solaborate për të shkruar blogje, kërkuar dhe krijuar vende pune e mundësi, për të ndarë foto e video e shumë të tjera.

Solaborate gjithashtu u bë pjesë e një prej ngjarjeve më të rralla të botës së teknologjisë, evenimentit vjetor TechCrunch Disrupt i cili u mbajt në data 18-20 Shtator në San Francisco të Shteteve të Bashkuara.

CEO dhe themeluesi Labinot Bytyqi prezantoi një demo live për pjesëmarrësit, të ardhmen e komunikimit me video, pajisjen HELLO.

Labinot dhe Mimoza janë pjesë e Albanian – America Success Stories, një projekt i themeluar në 2014-ën i cili vjen në mbështetje të historive Shqiptare të suksesit në SHBA. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>