Harduer

Soluto: MacBook Pro është laptopi më i mirë me Windows

Apr 26 2013
0 Shpërndarje
Soluto: MacBook Pro është laptopi më i mirë me Windows

Në një raport të ndërtuar së fundmi nga një kompani shërbimesh me emrin Soluto, del në pah një fakt sa i çuditshëm aq edhe suprizues.

Laptopët e mirëfilltë me Windows nuk japin performancë aq të lartë sa MacBook Pro i Apple, i cili nuk është i dizajnuar me qëllimin kryesor për të pasur sistemin operativ Windows.

Në krijimin e këtij raporti, Soluto shprehet se ka analizuar 150 000 laptopë, 224 144 bllokime dhe 84251 “ekrane blu” gjatë tre muajve të fundit. Rezultati? MacBook Pro 13 inç i Apple ka pasur bllokimet më të pakta në javë, me një vlerësim total prej 1.05 (sa më e vogël shifra aq më mirë).

MacBook Pro ndiqet më pas nga Acer Aspire E1-571 me ekran 15 inç (1.12 pikë) dhe Dell XPS 13 (1.28 pikë).

Soluto deklaron se avantazhi i MacBook Pro ështe i dukshëm. “Arsyeja kryesore në matjen e kësaj pajisjeje është fakti se çdo instalim i Windows-it në të është i pastër, duke qenë se prodhuesit e PC-ve fusin në to lloj-lloj “mbeturinash” softuerike.”

Gjithsesi, firma shprehet se në të ardhmen planifikon të realizojë një studim ku të krahasojë kompjuterët që kanë instalim të pastër të sistemit operativ. Megjithatë, ky raport i parë, besojnë ata, është me afër realitetit të PC-ve.

Në listë bën pjesë edhe një laptop tjetër i Apple – Retina MacBook Pro 15 inç – i cili u rendit i gjashti (2.51 pikë). Pjesa e mbetur e listës dominohej nga Dell, ndërkohë që përveç kësaj të fundit, Apple dhe Acer, i vetmi prodhues tjetër në listë ishte Lenovo me Thinkpad X1 Carbon. (PCWorld Albanian)

macbook_pro

Lajmet e fundit>