Analiza

Sondazh: 4 në 10 përdorues të uebit kanë përjetuar ngacmime online

Oct 23 2014
0 Shpërndarje
Sondazh: 4 në 10 përdorues të uebit kanë përjetuar ngacmime online

theverge1_1020.0_standard_800.0Interneti është ende një vend jo i sigurt, siç tregohet në një sondazh të ri të kryer gjatë qershorit nga Projekti i Internetit nga Pew Research dhe që është lëshuar gjatë ditës së mërkurë. 73 për qind e të gjithë të anketuarve në sondazh kanë dëshmuar për persona që janë ngacmuar online, ndërsa 40 për qind kanë qenë viktima e sulmeve. Tetë për qind janë kërcënuar fizikisht, ndërsa shtatë për qind kanë pasur kërcënim të vazhdueshëm për një kohë të caktuar kohore.

Më alarmuesja nga të gjitha është që më tepër se një 25 % e femrave të moshave 18 deri 24 vjeç raportuan për ngacmime seksuale online. “Të dhënat tregojnë që meshkujt kanë më tepër gjasë të përjetojnë thirrjen e emrit dhe turbullimit” thuhet në raport, “ndërsa femrat e reja janë në veçanti të dobëta ndaj ngacmimeve dhe ndjekjeve seksuale.”

Shumica e ngacmimeve janë zhvilluar në platformat publike në rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter, që të dy nga të cilat kanë pasur vështirësi në ruajtjen e një platforme online. Një në dhjetë të anketuar u përgjigj që ishte tërhequr nga një forum i caktuar për shkak të abuzimit online, duke treguar që ngacmimi krijon një efekt të vërtetë trishtues në diskursin online, e po ashtu edhe një problem për rritjen e mundshme të platformave në zgjerim. (PCWorld Albanian)

PI_2014.10.22__online-harassment-02.0

Tags >

online
Lajmet e fundit>