Biznes

Sony, 3.2 miliard dollarë humbje vjetore

May 23 2011
0 Shpërndarje
Sony, 3.2 miliard dollarë humbje vjetore

Prodhuesi i Playstation 3’it e paneleve televizive Bravia, tha të hënën se parashikimi i humbjes prej 3.2 miliard dollarë për vitin fiskal që përfundoi në mars të vitit 2011, ishte për shkak të pagesës së një krediti në vlerë prej 4.4 miliard dollarë të lidhur me një taksë kreditore të marrë në një çerek të mëhershëm.

Sony ka parashikuar ë parë që të ketë një profit prej 860 milion euro, por për shkak të cunamit dhe tërmetit që goditi Japonin me 1 Mars, me ç’rast u vran më shumë se 25,000 njerëz, dhe u shkatërruan shumë fabrika, ekonomia e këtij vendi përjetoji një regres të theksuar. 

Parashikimi për profitin operativ mbeti i pandryshuar në 2.46 miliard dollarë, kurse prej shitjes u raportuan të hyra prej 88.2 miliard dollarë, një rënie krahasuar me parashikimin e mëhershëm prej 88.5 miliard dollarë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>