Harduer

Sony dhe Panasonic bashkëpunojnë për zhvillimin e gjeneratës së re të disqeve 300 GB

Jul 30 2013
0 Shpërndarje
Sony dhe Panasonic bashkëpunojnë për zhvillimin e gjeneratës së re të disqeve 300 GB

Sony dhe Panasonic kanë si synim të radhës të prodhojnë gjeneratën e ardhshme të disqeve ku do të mundësohet ruajtja e një sasie shumë të madhe të dhënash.

Të dyja këto kompani do të bashkëpunojnë për të krijuar një standard të ri të disqeve optikë që mund të ruajnë të paktën 300 GB informacion. Qëllimi i tyre është që të zbulojnë këtë teknologji para përfundimit të vitit 2015.

Ky format disku pritet që fillimisht të përdoret nga përdoruesit profesionistë dhe bizneset që e kanë të nevojshme të ruajnë sasi shumë të mëdha të dhënash për një periudhë të gjatë kohore. Në qoftë se teknologjia cloud vazhdon të zhvillohet akoma më tepër, kompania mendon se qendrat e të dhënave të bazuara në cloud do të përbëjnë një klient tjetër potencial.

Gjatë njoftimit për shtyp Panasonic është shprehur: “Disqet optike kanë disa cilësi të mrekullueshme që i mbrojnë ato nga kushtet e ndryshme të mjedisit, ato janë rezistente ndaj pluhurit, rezistente ndaj ujit dhe mund të përballojnë ndryshimet e temperaturës dhe lagështirës. Këto disqe kanë aftësinë të jenë kompatibël edhe midis formateve të ndryshme në gjeneratat e ardhshme duke ruajtur cilësinë e të dhënave”.

Të gjitha këto karakteristika i bëjnë këto disqe të jenë një medium i fuqishëm për ruajtjen e të dhënave masive në periudhë afatgjatë. (PCWorld Albanian)

Soni CD

Lajmet e fundit>