Biznes

Sony dhe Panasonic të bashkëpunojnë për televizorët OLED

Jun 26 2012
0 Shpërndarje
Sony dhe Panasonic të bashkëpunojnë për televizorët OLED

Prodhuesit japonez të televizorëve, Sony dhe Panasonic deklaruan sot se do të bashkëpunojnë në prodhimin e televizorëve OLED (organic light emitting diode), në mënyrë që të përfitojnë tregun e televizorëve nga rivalët e tyre më të mëdhenj LG dhe Samsung.

Gara për kryesimin e tregut për televizorët OLED do të varet nga ajo se cila kompani do të jetë në gjendje të prodhoj në masë më të madhe dhe me çmime sa më atraktive për konsumatorët e kësaj teknologjie të re.

Sony dhe Panasonic në këtë komunikatë thanë se ata do të zhvillojnë këtë teknologji, dhe të fillojnë procesin e prodhimit në masë gjatë vitit 2013.

Samsung dhe LG kanë paraqitur prototipet OLED prej 55 inçësh, që pritet të dalin në shitje këtë vit me një çmim prej rreth 10,000 dollarëve ose rreth katër herë më shtrenjtë se një model LCD.

Një zyrtar i LG Display, prodhues i ekraneve flat dhe që është 38% në pronësi të LG Electronic, tha për Reuters se një studim i mëhershëm tregon se konsumatorët do të fillojnë të blejnë televizorët OLED kur çmimi i tyre të bie në 1.3 apo 1.4 herë se çmimi i LCD-ve.

Të mundur nga konkurrentët e tyre korean, LG dhe Samsung, dy kompanitë Sony dhe Pansonic kanë mundësi të konkurrojnë më shumë duke kombinuar teknologjitë e tyre OLED dhe buxhetin zhvillimor. Humbjet nga televizorët te Sony llogariten të jenë diku rreth 12 miliardë dollarë gjatë dekadës së fundit.

Sony ishte ndër të parët që prodhoi televizorin e parë OLED në vitin 2007, dhe ende vazhdon të prodhoj këso lloj televizorësh me një çmim prej 26,000 dollarëve amerikan.

Panasonic planifikon të investojë rreth 30 miliardë yen (373 milionë dollarë), në fabrikën e vet në Himeji të Japonisë për testimin e linjës prodhuese të paneleve OLED.

Aksionet e Sony, i cili prodhon televizorët Bravia, dhe Panasonic, i cili shet edhe televizorët me emrin Viera, pësuan rënie të hënën në Tokio. Aksionet e Sony patën rënie prej 2.4%, kurse Panasonic 0.6%

Marrëveshja e re do t’u mundësoj dy kompanive të bashkojnë burimet kërkimore dhe zhvilluese në mënyrë që të hulumtojnë dhe zhvillojnë për të rifituar tregun. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>