Harduer

Sony do të hedhë në treg kartat e para SD për realizimin e Backup-it

Jul 19 2013
0 Shpërndarje
Sony do të hedhë në treg kartat e para SD për realizimin e Backup-it

Sony ka deklaruar se së shpejti do të lançojë një linjë të re kartash SD së bashku me softuerin përkatës që do të lejojë përdoruesit e laptopëve të mbajnë skedarët e tyre të ruajtur kudo që të shkojnë.

Kompania ka dashur të shfrytëzojë potencialin e hapësirave ku vendosen kartat e memories të cilat, së fundmi përdoren kryesisht vetëm për transferimin e të dhënave nga aparatet dixhitale.

Ashtu si tek alternativat e tjera që ofron Sony për realizimin e backup, softueri shoqërues i këtyre kartave lejon përdoruesin që të dizajnojë skedarët dhe gjithashtu ofron enkriptim të dokumenteve nëpërmjet algoritmit AES 256-bit.

Aksesi i të dhënave në kartë sigurohet me anë të përdorimit të fjalëkalimit. Ky softuer i quajtur “Real-Time Backup Utility” funksionon vetëm me karta memorie Sony, kompania ka mundësuar vetëm një version trial të tij që lejon funksionimin edhe me kartat e firmave të tjera, por kjo zgjat vetëm 30 ditë.

Ky produkt i ri fillimisht do të hidhet në tregun japonez më pas do të përhapet edhe në vendet e tjera në mbarë botën. Këto karta mundësojnë një shpejtësi shkrimi prej 4MBps. Softueri momentalisht suportohet vetëm nga sistemi Windows. (PCWorld Albanian)

sony sd card

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>