Harduer

Sony do të investojë 345 milionë $ në prodhimin e sensorëve për telefonët inteligjent

Jul 25 2014
0 Shpërndarje
Sony do të investojë 345 milionë $ në prodhimin e sensorëve për telefonët inteligjent

gsmarena_001Sony është lideri kryesoj i furnizimit të telefonëve inteligjent dhe tabletëve me sensorët e kamerave. Kompania ka deklaruar se do të zgjerojë buxhetin e sektorit të prodhimit të sensorëve me një investim madhor prej 345 milionë dollarë.

Sensorët do të bazohen në dizajnin CMOS të kompanisë Sony. Ky dizajn solli rritjen e prodhimeve në dy fabrikat e sensorëve të Sony-t në ishujt Kyushu me 13%. Në fokus të kompaninë do të jenë sensorët e kamerave ballorë. Kompanitë e tjera e konsiderojnë kamerën ballore si dytësore dhe nuk i japin shumë rëndësi.

Rëndësia që do ti jepet kamerës ballore përkon me rëndësinë që u është dhënë së fundmi fotove “selfie”. Buxheti do të ndahet në 90 milion dollarë që do të investohen këtë vit, ndërsa pjesa tjetër do të investohet vitin që vjen. (PCWorld Albanian)

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>