Harduer

Sony do të lançojë në 2014 pajisjen e tij me sistemin operativ të Firefox

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
Sony do të lançojë në 2014 pajisjen e tij me sistemin operativ të Firefox

mozilla_firefoxLG edhe Huawei kanë marrë përsipër lançimin e smartfonit që do të përdorë platformën e sistemit operativ Firefox të Mozilla-s, ndërsa Sony ditën e hënë lajmëroj se edhe ai kërkon të lançojë një pajisje me sistemin operativ Firefox në vitin 2014.

Ky lajm vjen si pjesë e lajmërimit të Telefonica që do të ofrojë tabletin Xperia Tablet Z dhe Xperia Z të Sony-t në tregje të selektuara përreth botës, por të dyja kompanitë mobile do të mbledhin burimet dhe do të eksplorojnë në zhvillimin e pajisjes që përdor sistemin operativ Firefox.

Pasi provoi sistemin e tij operativ, vite më përpara, pastaj sistemin e Nokia-s platformën Symbian që ishte pjesë e Sony Ericsson, Sony po provon rrezikshëm me Android.

Pavarsisht thirrjeve të shumta ndaj Sony për të prodhuar një pajisje me Windows Phone, Sony është fokusuar në rritjen e përdoruesve të saj në tregjet emergjente, duke zhvilluar pajisje të hapura dhe të përballueshme me pak apo aspak kufizime në përdorim apo aplikacione.

Sony bëhet kompania e pestë që merr përsipër një pajisje me Firefox OS përkrah ZTE, Alcatel dhe të sipërmendurat LG edhe Huawei.

Bob Ishida, Zëvendës shef ekzekutiv tek Sony, tha se inxhinierët e kompanisë janë duke punuar me Firefox OS edhe HTML5, bashkë me operatorët e tjerë partnerë, me qëllimin për të prodhuar pajisjen apo pajisjet vitin që vjen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>