Harduer

Sony do të lançojë orën inteligjente SmartWatch 3 muajin e ardhshëm

Aug 15 2014
0 Shpërndarje
Sony do të lançojë orën inteligjente SmartWatch 3 muajin e ardhshëm

gsmarena_001Ora e re inteligjente SmartWatch 3 nuk do të ketë si sistem operativ Andoid Wear, por një sistem, i cili është dizajnuar posaçërisht nga kompania Sony. Ora e re në pamje të jashtme do të jetë afërsisht e njëjtë me paraardhësen e saj SmartWatch 2.

Ekrani do të ketë formën e një katrori dhe do të ketë një rezolucion më të lartë. Paraqitja do të jetë kundërrefleks, gjë e cila nuk do të ndihmojë në përdorimin e orës në ditët me diell. SmartWatch 3 do të jetë rezistente ndaj ujit dhe ndaj pluhurit. Sony bën me dije se kjo orë do të mbështesë edhe karikimin nëpërmjet wireless.

Gjëja që e bën interesante këtë orë është se SmartWatch 3 do të ketë një ndërfaqe komplet të re për përdoruesin dhe se ajo do të jetë në gjendje të punojë e pavarur nga një telefon inteligjent.

Mospërdorimi i Android Wear mund të ndihmojë Sony-n të shesë orën inteligjente SmartWatch 3 në Kinë, ku shumica e shërbimeve të Google nuk funksionojnë. Në anën tjetër ky fakt mund të sjellë shitje të pakta në pjesën tjetër të botës, të cilët preferojnë më shumë sistemin operativ Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>