Lajmet

Sony do të ofrojë shkarkime për filma 4K nga vjeshta e këtij viti

Jul 18 2013
0 Shpërndarje
Sony do të ofrojë shkarkime për filma 4K nga vjeshta e këtij viti

Sony do të ofrojë filma 4K të disponueshme për t’u shkarkuar përmes shërbimit të vet Video Unlimited në fillim të vjeshtës. Filmat janë realizuar nga Sony Pictures si dhe nga shtëpi të tjera të pavarura produksioni.

Drejtori operativ i kompanisë, Phil Molyneux, u shpreh se Sony do të lançonte Video Unlimited 4K në vjeshtë. Më parë, televizorët 4K mund të merrnin përmbajtje vetëm nga origjinalet që ofroheshin nga Sony 4K media server.

“Do të jemi të parët në botë që do të ofrojmë një shërbim origjinal 4K për shkarkime,” u shpreh Molyneux për mediat. “Për momentin po popullojmë bazën e të dhënave me filma 4K të cilët janë fillimisht nga Sony Pictures.

Megjithatë, së shpejti do të shtojmë edhe filma të tjerë të shkurtër nga shtëpi të tjera produksioni.” Lidhur me përmbatjen nga studio të tjera të mëdha, Molyneux tha vetëm se Sony ka marrëdhënie të mirë me studio që ofrojnë po ashtu të njëjtin standard si ata.

4K, ose e quajtur ndryshe Ultra HD, është rezolucioni i lartë i rradhës për videot. Në të dyfishohet numri i pikselëve si në drejtimin vertikal ashtu edhe në atë horizontal, duke çuar në një rritje 4x në rezolucionin e përgjithshëm.

Televizorët e parë ishin shumë të mëdhenj dhe shumë të shtrenjtë, megjithatë, prodhuesit, përfshi Sony-n, kanë debutuar me TV me përmasa 55-inç, të cilat janë më të përballueshme nga ana financiare (ato të Sony-t kushtojnë rreth 5000$). (PCWorld Albanian)

sony 4k

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>