Harduer

Sony do të prezantojë smartfonin D2203 me ekran 6.1 inç në eventin IFA

Aug 18 2014
0 Shpërndarje
Sony do të prezantojë smartfonin D2203 me ekran 6.1 inç në eventin IFA

Sony-D2203Të gjithë përdoruesit e produkteve teknologjike të Sony po presin me padurim lançimin e telefonëve inteligjent Xperia Z3 dhe Xperia Z3 Compact në konferencën e IFA, e cila do të mbahet shtatorin e këtij viti.

Krahas këtyre pajisjeve mendohet se Sony do të prezantojë edhe një telefon të tretë me emrin Sony D2203. Pajisja e tretë do të ketë një ekran të madh, por parametrat e tij do të jenë të ulëta.

Ekrani i këtij telefoni inteligjent do të jetë 6.1 inç dhe do të ketë një rezolucion me përmasa 854×480. Parametrat e tij do të jenë të ulëta duke filluar nga procesori 1.2 GHZ Snapdragon 400 me 4 bërthama dhe RAM-in prej 1 GB.

Sony D2203 do të ketë vetëm një kamera prej 5 MP dhe 4 GB hapësirë si memorie të brendshme. Sistemi operativ që operon ky telefon do të jetë Android 4.4.2. Ky telefon nuk do të jetë i vetmi me përmasa të mëdha i kompanisë pasi, Sony para disa muajsh prezantoi telefonin Xperia T3 me ekranin 5.3 inç. (PCWorld Albanian)

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>