Lajmet

Sony do të ulë me 100 dollarë çmimin e PlayStation 3 në pranverë

Jan 13 2009
0 Shpërndarje
Sony do të ulë me 100 dollarë çmimin e PlayStation 3 në pranverë

Nëse komentet e fundit nga analistët e industrisë duhen marrë për bazë, një ulje e tretë çmimi do të implementohet nga Sony në prill.

Sipas Pachter, që njihet për parashikimet e sakta deri diku rreth industrisë, Sony do të ulë çmimin e platformës së tij 80-gigëshe, nga 399 në 299 dollarë, gjatë javëve në vazhdim, pas konferencës E3 që do të zhvillohet në Kaliforni.

Parashikimet e Pachter erdhën pasi Microsoft uli çmimin e platformës së vet Xbox 360, në 199 dollarë, në shtator 2008, duke e bërë kështu blerjen më të mirë mes platformave të lojërave.

Megjithëse çmimi prej 299 dollarë do të ndihmojë në kthimin e blerësve te Sony, mendohet se Microsoft do të përgjigjet me një ulje akoma më të madhe te platforma e tij Xbox 360 Pro.

Nëse parashikimet e Pachter vërtetohen, blerësit e Xbox 360 mund të presin në maj një ulje prej 50 dollarësh nga modeli Pro i Xbox 360, duke e sjellë në 249 dollarë. Por nga ana tjetër, lufta mes Microsoft dhe Sony nuk i bën asnjë dëm Nintendos, që duket se thjesht është ulur e po sheh sherrin mes dy gjigantëve.

Duke folur për një ulje të mundshme çmimi për më të shiturin Wii të Nintendo, Pachter thotë se tiparet e reja që ka sjellë platforma, si p.sh kapja e lëvizjes së trupit të lojtarit, ka shumë mundësi të bëjnë që çmimi të mos ketë nevojë të ulet së shpejti, por ndoshta gjatë periudhës së Krishklindjes 2009.

 

Lajmet e fundit>