Harduer

Sony Ercisson prezanton celularin e parë Walkman me Android

Apr 22 2011
0 Shpërndarje
Sony Ercisson prezanton celularin e parë Walkman me Android

Nga pamjet e para W8 është një XPERIA X8, por përveç kësaj ai ka disa ngjyra më të ndezura dhe një logo Walkman. Sikurse vëllai i tij X8, Sony Ericsson W8 ka një ekran 3 inç të ndjeshëm në prekje me një rezolucion prej 320 x 480 piksela, një port për kufje 3.5 mm dhe një kamerë 3.2 megapikselëshe.

Përveç kësaj W8 ka një procesor një bërthamësh me kapacitet prej 600Mhz, si dhe 168MB RAM. W8 do të fuqizohet nga sistemi operativ Android 2.1, që është deri diku lajm jo i mirë, për shkak se shumica e Android-ve që janë sot në treg, janë ose Froyo ose madje Gingerbread. Pavarësisht kësaj ky është njëherësh celulari i parë Walkman që fuzionet në Google Android, dhe mbi të cilin është i vendosur ndërfaqja Timescape.

Sony Ericsson W8 do të paraqitet në shitje gjatë çerekut të dytë të këtij viti, ndërsa çmim ende nuk është bërë i ditur. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>