Biznes

Sony Ericsson befason me profit

Apr 16 2010
0 Shpërndarje
Sony Ericsson befason me profit

Në prezantimin e rezultateve financiare për çerekun e parë të vitit 2010, për befasinë e të gjithëve, kompania ka menaxhuar që të arrijë një profit prej 25 milion dollarë. Kompania i atribuon profitin shitjeve të fuqishme të smartphoneve dhe masat për reduktim të kostove shtesë, që e ka përcjellë kompaninë me largimin e 3.000 punëtorëve.

“Ne jemi të kënaqur që po shohim një ndikim pozitiv edhe në lansimin e produkteve të reja  e edhe në programin e transformimit të biznesit për të përmirësuar rezultatet e kompanisë” tha presidenti i Sony Ericsson, Bert Nordberg. “Rritjet në margjinat operative tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur për të krijuar strukturën e duhur të kostot për organizimin dhe strategjinë tonë biznesore”.

Lajmi arrin pas dy viteve humbje dhe rënie në treg, dhe shumica e analistëve kanë pritur që Sony Ericsson do të vazhdojë me derdhjen e parave edhe në pjesën e hershme të vitit 2010. Dhe kompania në fakt nuk doli aq lehtë nga telashet: sipas figurave ajo ka dërguar 28% më pak pajisjes sesa krahasuar me çerekun e parë të vitit të kaluar (një rënie prej 10.5 milion njësish) dhe shitja e përgjithshme e pajisjeve ka rënë në 19 për qind. Megjithatë, pasi që shumica e shitjeve të kompanisë nuk ishin smartphone të rangut të lartë, çmimi mestar i shitjeve të pajisjeve Sony Ericsson është rritur në 12 për qind.

Nordberg theksoi se celulari Sony Ericsson Xperia X10 me bazë në Android si dhe celulari i ri Vivaz me bazë në Symbian, janë pranuar mjaft mirë nga konsumatorët. Kompania pret që prania pozitive e këtyre pajisjeve të vazhdojë, duke u përcjellë nga lansimin i mëhershëm gjatë kësaj jave i celularëve Walkman .

Lajmet e fundit>