Harduer

Sony Ericsson detajon celularin e parë të saj Android

Nov 3 2009
0 Shpërndarje
Sony Ericsson detajon celularin e parë të saj Android

Pajisja, që më parë është koduar me emrin “Rachel”, është në gjendje që në mënyrë automatike të njeh lidhje mes kontakteve, përmbajtjeve dhe medias.

X10 mund të identifikojë deri në pesë fytyra në çfarëdo fotografie, gjersa në mënyrë automatike lidh imazhin drejt e-maileve dhe fushave sociale përkatëse, të vendosura në pajisje.

X10, ka një procesor 1GHZ Snapdragon, gjë që do të duhej ta bëjë këtë pajisje më të shpejtën prej celularëve Android. Celulari do të veçohet me një version 1.6 Anroid (i njohur edhe si Donut), dhe do të përmbajë aplikacione nga fusha e tregut të Android dhe Arenës PlayNow të Sony Ericsson.

Pajisja gjithashtu do të veçohet me një kamerë prej 8.1 megapikselësh, me auto fokus dhe blic LED.

Xpreia X10 pritet të paraqitet në dyqane në çerekun e parë të vitit 2010. Në ndërkohë, shikoni një video të cilën Sony Ericsson e ka postuar gjatë ditës së hënë.

Specifikat:

  • Dimensionet: 119 x 63 x 13 mm
  • Pesha: 135 gram
  • Memorie: 8GB microSD kartelë memorie
  • Sistem Operativ: Google Android Donut, version 1.6
  • Procesor:  1GHz Qualcomm Snapdragon QSD8250
  • Ekrani: 262.144 ngjyra TFT i ndjeshëm në prekje me madhësi 4.0 inç dhe rezolucion prej 480 x 854 piksela (WVGA) – rezistent ndaj gërvishtjes.
  • Argëtim: Lojëra 3D, media shfletues, transmetim të videove dhe YouTube
  • GPS: A-GPS, Google Maps, Wiseplot (version Trial).
  • Komunikim: port 3.5 mm për kufje, Bluetooth, Micro USB dhe Wi-Fi.

 

Lajmet e fundit>