Harduer

Sony është duke pregatitur një tablet për video lojëra

Feb 17 2011
0 Shpërndarje
Sony është duke pregatitur një tablet për video lojëra

Një prej kompanive që nuk ka njoftuar për nxjerrje në treg të një produkti tablet është Sony. Blogu Engadget na sjell lajme të reja. Ata njoftuan se Sony ka në plan të nxjerr në treg tabletën e tyre të ashtuquajtur “S1”. Kjo tabletë do jetë e dizenjuar  për multimedia dhe video lojra. Ajo do të ketë një ekran 9.4 inc dhe rezolucion 1,280 x 800 piksela dhe për të fuqizuar atë do të përdoret proçesori Tegra 2. Sistemi operativ i pajisjes do të jetë Android Honeycomb i cili do të personalizohet nga ekipi i Sony VAIO. Ky personalizim do të bëhet për ta diferencuar tabletin S1 akoma më shumë nga iPad.

Është konfirmuar se S1 do të jetë e çertifikuar dhe e pajisur me Playstation Suite, një tjetër avantazh ndaj iPad. Gjithashtu të instaluara paraprakisht në të do të gjenden një numër video lojrash të Playstation One. Aftësia Remote Play me PlayStation 3 është gjithashtu e pritëshme nga S1.

Ky tablet do të ketë dhe një dizenjo që e bën më të thjeshtë shkrimin nëse mbështetet në një sipërfaqe të sheshtë. Ai do të vijë dhe me Bravia Media Remote të instaluar dhe një portë infrared që do të kontrollojë pajisje të ndryshme të Sony, gjithashtu përflitet se tableti do të ketë dhe shërbimin Qriocity të Sony.

Ky tablet është mjaft premtues. Sony ka përmbledhur dhe po mundohet të bashkojë të gjithë pajisjet e tij në mënyrë që të bashkpunojnë më lehtë me njera tjetren dhe kjo është mjaft positive. Mesa duket do të kemi një konkurent të fortë për iPad edhe pse tregu i tabletëve është mbushur me produkte të reja.

Lajmet e fundit>