Harduer

Sony është gati për lançimin e kartës së parë SD për dokumetet e ruajtura rezervë

Jul 22 2013
0 Shpërndarje
Sony është gati për lançimin e kartës së parë SD për dokumetet e ruajtura rezervë

Kompania Sony tha ka deklaruar se së shpejti do të lançojë një linjë të re të kartave SD dhe softuerit shoqërues që do të lejojë përdoruesit e laptopëve të mbajnë “memoriet” rezervë me vete kur dhe ku të duan ata.

Kjo zgjidhje merr avantazhet nga kartat e memorieve që janë standarde në kompjuterët portabël, por që përdoren kryesisht për transferimin e të dhënave nga kamerat dixhitale.

Si zgjidhjet e tjera për rezervat, softueri i Sony-t i lejon përdoruesit të dizajnojnë folderët dhe dokumentet specifikë.

Të dhënat e rezervuara ruhen me kode të enkriptuara si AES 256-bit, dhe kartat gjithashtu kanë nevojë për një fjalëkalim për aksesim. Softueri i ri i kompanisë “Real-time Backup Utility” punon vetëm me kartën e saj të memories, por lejon shkarkime për testim që punon vetëm 30 ditë me një kartë për test nga çfarëdo kompanie.

Kompania tha se do të dal fillimisht në Japoni në gusht duke filluar me versionet 16 GB, 32 GB edhe 64 GB. Kartat vlerësohen me një shpejtësi Class 4 që do të thotë se ky standard i ofron atyre të shkruajnë me një shpejtësi minimalisht 4 MBps.

Kompani akoma nuk e ka vendosur se kur do ta lançojë këtë zgjidhje në tregjet e tjera jashtë kompanisë, deklaroi një zëdhënës i Sony-t. (PCWorld Albanian)

sony sd card

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>