Biznes

Sony, Hitachi, Toshiba bashkojnë bizneset e tyre për LCD

Aug 31 2011
0 Shpërndarje
Sony, Hitachi, Toshiba bashkojnë bizneset e tyre për LCD

Organizata gjysmë-publike “Korporata e Rrjetit Inovativ” në Japoni do të kontrollojë 70% të sipërmarrjes, ndërsa 10% do të mbahen nga partnerët e tjerë. E titulluar “Japan Display”, sipërmarrja do të lëshohet me një investim 2.6 miliardë dollarësh dhe kontrollim të menjëhershëm të 21.5% të tregut botëror për LCD të madhësisë së vogël dhe të mesme.

Sipas të përditshmes japoneze, The Nikkei, Sharp do të jetë ndërtuesi i dytë më i madh në botë me 20% të tregut. E njëjta gazetë thotë që katër ndërmarrjet e përfshira në Japan Display tani janë duke dashur të vendosin nismën, në mënyrë që të fillojë prodhimin sa më shpejt që të jetë e mundur./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>