Lajmet

Sony ISP lançon internetin më të shpejtë në botë për përdorim shtëpiak

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
Sony ISP lançon internetin më të shpejtë në botë për përdorim shtëpiak

Një ISP japoneze, e cila mbështetet nga Sony, ka lançuar internetin me shpejtësi 2 Gbps në Japoni, i cili besohet të jetë më i shpejti në botë për përdorim shtëpiak.

Duke filluar nga e hëna e kësaj jave, kompania ofron shërbimin e bazuar në transmetim me fibra optikë në të gjitha shtëpitë, apartamentet apo bizneset e vogla në Tokio dhe rrethinat e saj.

Shërbimi do të kushtojë rreth 51 $ amerikanë (4,980 ¥) në muaj me një kontratë dy vjeçare, plus tarifën e instalimit prej 52,500 ¥, e cila për momentin ofrohet pa pagesë për ata që aplikojnë online.

Shpejtësia e ngarkimit është 1Gbps.

Kompania është shprehur se shërbimi përfshin marrjen me qera të një ONU (optical network unit – njësi optike rrjeti), e cila është projektuar për të përballuar shpejtësitë e mëdha. Pajisjet ONU përdoret gjerësisht në shtëpi dhe biznese për të konvertuar fibrat në internet me bandë të gjerë (broadband).

Qeveria japoneze ka dhënë mbështetje të madhe për lidhjet me fibra optikë në rezidencat private. Sot, Japonia është ndër shtetet lider në botë në këtë sektor.

Deri tani, 25% e shtëpive japoneze janë të lidhura në rrjet përmes fibrave optikë (shteti i dytë në botë), ndërkohë që Ermiratet e Bashkuara Arabe renditen të parët me mbi 70%. (PCWorld Albanian)

sony ISP

Lajmet e fundit>