Biznes

Sony: Janë shitur 18.5 milion PlayStation 4 në mbarë botën

Jan 6 2015
0 Shpërndarje
Sony: Janë shitur 18.5 milion PlayStation 4 në mbarë botën

PlayStation-4-PS4-logoGjatë konferencës për shtyp në CES 2015, Sony lajmëroi për shitjet e pajisjes së saj PlayStation 4 që prej lançimit e deri më sot. Kompania pretendon të ketë shitur 18.5 milion PlayStation 4 në mbarë botën deri më 4 janar. Vetëm gjatë festave të fundvitit kompania Sony ka shitur 4.1 milion njësi.

Disa statistika të tjera janë ofruar nga Sony. Më shumë se 10.9 milion njerëz përdorin PlayStation Plus, gjithashtu Sony thotë se ka shitur 81.8 milion njësi softuerike që prej lançimit të PlayStation 4, supozohet se në këtë klasifikim përfshihen edhe lojërat edhe përmbajtjet e ndryshme të tjera të cilat janë shitur shumë edhe në kohën e festave.

“Ne jemi shumë të kënaqur që kaq shumë klientë nëpër gjithë globin kanë vijuar të zgjedhin PS4 si konsolën e tyre të preferuar gjatë këtij sezoni të festave” është shprehur Andrew House, Presidenti i Sony Computer Entretainment Inc.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>