Harduer

Sony ka shitur 60.4 milion konsola PlayStation 4

Jun 14 2017
0 Shpërndarje
Prezantimin e saj në E3 kompania e mbylli me këtë statistikë ku prezantoi lojëra të reja si Spider-man, Uncharted 4 etj. Sony ka shitur 60.4 milion konsola PlayStation 4

PlayStation 4 arriti një tjetër objektiv të rëndësishëm. Sony Interactive Entertainment ka shitur 60.4 milion PlayStation 4.

Prezantimin e saj në E3 kompania e mbylli me këtë statistikë ku prezantoi lojëra të reja si Spider-man, Uncharted 4 etj.

Playstation 4 jo vetëm që ka thyer rekordin 60 milionësh por Sony zbuloi se përdoruesit e saj kanë shpenzuar 487.8 milion dollar në blerje lojërash. I bie që të jenë blerë mesatarisht 8 lojëra për konsolë.

Gjithashtu kompania tha se PlayStation ka 70 milion lojtarë aktivë në mbarë botën ndërsa shërbimi Premium PlayStation Plus 26.4 milion abonentë.

Sony shpreson të ruajë këtë moment të shkëlqyer me titujt e rinj Knack 2, God of War, Days Gone etj. Këto tituj lojërash kanë një betejë të vështirë me konsolën e re të Microsoft, Xbox One X. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>