Biznes

Sony ka shitur më tepër se 1 milion PlayStation 4 në 24 orët e para të lançimit

Nov 18 2013
0 Shpërndarje
Sony ka shitur më tepër se 1 milion PlayStation 4 në 24 orët e para të lançimit

Në qoftë se shifrat e para të shitjeve janë një matës i saktë i suksesit të një produkti atëherë mund të themi se Sony ka arritur një rekord të ri me lançimin e PlayStation 4.

Platforma e gjeneratës së re të lojërave, e cila u hodh në treg ditën e premte në Amerikën e Veriut, është shitur në më tepër se 1 milion kopje në 24 orët e para të lançimit. Kompania nuk ka deklaruar ende se sa prej tyre ishin të porositura që më parë.

Andrew House, CEO i Sony Computer Entertainment është shprehur: “Shitjet po vazhdojnë të jenë të suksesshme në Amerikë dhe ne presim që entuziasmi të vazhdojë edhe kur të lançojmë PlayStation 4 në Europë dhe në Amerikën Latine më 29 nëntor.”

Fansat e lojërave kanë qëndruar në radhë të gjata për të blerë platformën e re madje, një preson kishte pritur 20 orë jashtë në të ftohtë vetëm për të qenë i pari që do të blinte PS4 gjatë një eventi lançimi në hotelin New York Standard High Line.

Shitjet kanë qenë vërtet të suksesshme, por ato janë pasuar nga ankesa të shumta në forumet e suportit të kompanisë për shkak të njësive të prodhuara me difekt dhe që shfaqnin një dritë blu në vend të videos ose nuk hapeshin fare.

Sony ka pranuar se një pjesë e blerësve janë ankuar për disa probleme që i cilësoi si “incidente të izoluara”, por numri i sistemeve me probleme nuk përbën më tepër se 4% të pajisjeve të shitura deri tani që do të thotë se nuk është kaluar pritshmëria e kompanisë.

Platforma e re e lojërave është vlerësuar për ndërfaqen e thjeshtë dhe logjike, për grafikën dhe telekomandën DualShock 4. Megjithatë, lojërat e krijuara për PlayStation 3 nuk mund të përdoren në PS4 dhe momentalisht vihet re një mungesë e “titujve me A të trefishtë” (lojërat e rëndësishme si Grand Theft Auto, Halo, Call of Duty). (PCWorld Albanian)

Sony_PS4

Lajmet e fundit>