Lajmet

Sony konfirmon titullin Agent dhe paraqet Assassins Creed 2

Jun 3 2009
0 Shpërndarje
Sony konfirmon titullin Agent dhe paraqet Assassins Creed 2

altSony ka konfirmuar se Agent do të jetë e gatshme ekskluzivisht për Playstation 3. Agent, e zhvilluar nga Rockstar, është një lojë spiunazhi që ka të vendosur ngjarjen në vitin 1970, një periudhë ku xhinset dhe cigaret e varura gjindeshin në çdo cep.
 

Agent do tu ofrojë lojtarëve mundësinë për të bërë aktivitete kundër-zbulimi, vrasje të mbuluara dhe intriga të dobëta politike.
Sony dhe Square Enix gjithashtu paraqitën edhe një version të ri të Final Fantasy XIII (verë 2010) dhe Final Fantasy XIV Online (MMORPG).
 

Përveç kësaj, kompania në fjalë shpalosi në E3 edhe titullin e ri Assassin’s Creed II. Pjesa e dytë e titullit origjinal është e vendosur në periudhën e renesancës italiane dhe ofron paraqitje edhe të Leonardo Da Vinci, i cili ofron sigurinë për të krijuar një makinë fluturuese për protagonistin.

Në fund, Sony bëri të ditur se planifikon të dërgojë përafërsisht 50 lojëra klasike PS1 drejt PSP dhe Playstation 3. 
 

 

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit>