Harduer

Sony krijon smartfonin Xperia M2 Aqua, i papërshkrueshëm nga uji

Aug 19 2014
0 Shpërndarje
Sony krijon smartfonin Xperia M2 Aqua, i papërshkrueshëm nga uji

sony_xperia_m2_aqua_official_blogKompania e njohur celulare Sony ka prezantuar të martën produktin e saj të ardhshëm, Sony Xperia M2 i i cili është i papërshkrueshëm nga uji, me moton: “Smartfon i papërshkrueshëm nga uji për të gjithë”. Kompania ende nuk ka publikuar një çmim, por ka pohuar se smartfoni do të jetë i disponueshëm në disa tregje në vjeshtë të vitit 2014, si në Azi, Europë dhe në Amerikën Latine.

Karakteristikat janë pothuajse të njëjta me Xperia M2 apo Xperia M2 Dual, përveçse Sony ka shtuar teknologjinë e mospërshkrueshmërisë nga uji. Sony ka thënë se telefoni është në gjendje të përballojë zhytje në 1 metër ujë për një kohë të palimituar. “Xperia M2 Aqua është një moment historik në vargun e produkteve tona pasi ne po sjellim një nivel tjetër teknologjie për smartfonët tanë”, u shpreh Calum MacDougall, drejtor marketing i Xperia në kompaninë Sony.

Ashtu si dhe Xperia M2 dhe Xperia M2 Aqua është një pajisje vetëm me një kartë dhe ka një ekran 4.8 inç HD me një rezolucion 540×960. Memoria e brendshme 8 GB mund të zgjerohet me një mikro memorie kartë të jashtme deri në 32 GB. Pajisja krenohet me një kamerë të pasme 8 megapixel e pajisur me flash dhe një kamerë të përparme 0.3 megapixel.

Xperia M2 Aqua do të furnizohet nga një bateri 2300mH dhe do të jetë në dy ngjyra të bardhë dhe të zezë. Për sa i përket opsioneve të lidhjes ato përfshijnë: 4G LTE, GPS/A-GPS, GLONASS,Bluetooth 4.0, Wi-Fi, DLNA etj. Sony akoma nuk ka dhënë lajmërim për një version me kartë të dyfishtë për Xperia M2 Aqua. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>