Biznes

Sony lajmëron për shitje të 24 milion PS3 dhe 56 milion PSP

Aug 4 2009
0 Shpërndarje
Sony lajmëron për shitje të 24 milion PS3 dhe 56 milion PSP

Shitjet e Playstation 2, që së fundi ka pranuar çmimin e ri prej 99$, janë ngritur prej 1.5 në 1.6 milion

Shkurt pas kësaj, Sony ka lëshuar shitjet momentale për PS3 dhe PSP. Me datën 30 qershor, 2009 konzola e kapacitetit të lartë dhe gjithashtu me një çmim të lartë, ka arritur të shesë 23.8 milion njësi anembanë botës, prej momentit të paraqitjes në nëntor të vitit 2006. Për krahasim, Xbox 360, momentalisht konzola më e lirë në treg me një çmim prej 200 dollarë dhe që gjithashtu përmban një hard disk në modelin bazë, ka shitur mbi 30 milion deri më datën 28 maj. Në anën tjetër, Nintendo ka raportuar për shitjet e konzolës 250 dollarësh Wii, që gjithashtu është paraqitur në nëntor të vitit 2006, të cilat kanë arritur në 52.6 milion njësi.

PSP, që është lansuar në vitin 2004 (Japoni) dhe 2005 (në të gjitha territoret tjera), ka shitur mbi 55.9 milion njësi deri në fund të çerekut zyrtar fiskal të Sony.

Duke pasur parasysh se Microsoft nuk gjendet në tregun e pasjeve portabile, konkurrenca qëndron tek Nintendo DS dhe dy variantet tjera të saj, DS Lite dhe DSi që është i pajisur me kamerë. Sipas Nintendo-s, të kombinuar, që të tre kanë arritur shitje të mbi 107.8 milion njësive deri më datën 30 qershor.

Duke parashikuar vitin fiskal Sony pret të shet edhe mbi 13 milion PS3, të cilët do të rritnin numrin e përgjithshëm të konzaleve të shitura në 36.8 milion, deri më 31 mars 2010. Kompania është duke parashikuar se PSP do të arrijë mbi 15 milion njësi të shitura gjatë kësaj periudhe, duke sjellë numrin total në 70.9 milion. Sony po shpreson se me lansimin e PSP Go që përmban një çmim prej 250 dollarë, të rikthehet momenti i humbur i shkëlqimit.

Lajmet e fundit>