Biznes

Sony lançon shërbimin për muzikë në internet

Dec 22 2010
0 Shpërndarje
Sony lançon shërbimin për muzikë në internet

Shërbimi, i quajtur “Music Unlimited powered by Qriocity,” në fillim do të jetë në dispozicion në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, por Sony planifikon të bëj më shumë për shtetet tjera në 2011. Ai pret që të shtoj së paku edhe Australinë, Kanadën, Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Zelandën e re dhe SHBA-në vitin e ardhshëm.

Konsumatorët do të kenë nevojë për modelin e mundësuar edhe me rrjet Bravia TV, një lexues të disqeve Blu-ray, kompjuter personal apo konsolën për lojëra të shumta PlayStation 3 për të hyrë në shërbim, e cila do të ofrojë 6 milion këngë në lançim, tha Kaz Hirai, drejtuesi i divizionit të shërbimeve të rrjetit të Sony. Ai ishte duke folur për Tokyo.

Dy opsione të shërbimit janë në dispozicion. Plani bazik do të ofrojë një dozë të kanaleve të zhanreve dhe kohërave të caktuara, dhe shërbimin premium me aksese në të gjitha këngët në librari dhe kanale tjera me muzikë të re.

Plani bazik do të kushtoje rreth 3.99 € dhe shërbimi premium do të kushtojë 9.99 € për muaj.

Përdoruesit në të dy rastet munden gjithashtu të sinkronizojnë listat e tyre në shërbim. Softueri i Sony do të skanoj skedarët në librarinë e përdoruesit.

Shërbimi punon me shumicën e formateve të skedarëve, përveç të atyre me DRM (digital rights management). Sony po planifikon të shtojë edhe mbështetje për mbrojtjen e skedarëve./pcworld.al

Lajmet e fundit>