Harduer

Sony lançon një ndër aparatët fotografik më të vegjël në botë

Aug 18 2014
0 Shpërndarje
Sony lançon një ndër aparatët fotografik më të vegjël në botë

SonyA5100cameraSony sapo ka prezantuar një aparat të ri që i shtohet grupit të aparateve më të vegjël në botë, më saktë aparatet APS-C E-mount. Njeri është aparati më i vogël në botë për sa i përket madhësisë së sensorit, përmban gjithashtu dhe dritën flash dhe lidhje me WiFi. Sony A5100 zëvendëson NEX-5T dhe qëndron në krah të SONY A6000, linjës aktuale deri tek kamerat kompakte. Përmban një kamera 24.3 milion pixel, një sensor APS-C EXMOR CMOS së bashku me gjeneratën e fundit procesorin BIONZ X nga Sony. Aparati gjithashtu është i pajisur me një ekran 180 gradë me prekje,i cili është çuditërisht për Sonyn me prekje të ndjeshme.

Për sa i përket lidhjeve, një lidhje WiFi është e përfshirë, siç është dhe i pranishëm opsioni për të shtuar funksionalitet e kamerës me anë të aplikacioneve të shkarkueshme nga dyqani online SONY PLAYMEMORIES. Kjo pajisje përfshin dhe teknologjinë NFC e cila siguron lidhje të shpejtë midis aparatit dhe pajisjeve të tjera të përputhshme. Ju mund të transferoni lehtësisht imazhe përmes pajisjeve ose të përdorni një tablet apo smartfon për të kontrolluar aparatin tuaj.

Regjistrimi i videove është një karakteristikë tjetër e këtij aparati i cili regjistron video HD në 50 Mbps. Sony pretendon se ky është aparati më i vogël në botë, por kjo ka disa përjashtime. Nuk është aq i vogël sa disa aparate të tjerë të sistemit kompakt me sensorë më të vegjël, si për shembull Panasonic GM1. Aparati Sony A5100 do të ketë një çmim prej 700 dollarë, duke përfshirë këtu dhe lentet dhe është i disponueshëm për tu porositur që tani. (PCWorld Albanian)

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>