Harduer

Sony lançon përditësimin e Android 4.3 për disa modele Xperia

Dec 25 2013
0 Shpërndarje
Sony lançon përditësimin e Android 4.3 për disa modele Xperia

JellyBean_660x384-620x384Sony ka lançuar ditët e fundit përditësimin e fundit të Android, versionin 4.3, për disa prej modeleve të smartfonëve dhe tabletëve të vet. Në listë përfshihen Xperia Z, Xperia ZL, Xperia ZR dhe Xperia Tablet Z.

Përveç karakteristikave të Jelly Bean 4.3, përdoruesit e këtyre pajisjeve do të marrin edhe Sony Smart Social Camera si dhe koleksionin e plotë të aplikacioneve të kompanisë – përfshi Messaging, MyXperia, Smart Connect, Small apps, TrackID, Sony Select (nga ku mund të shkarkohen edhe disa themes për ndërfaqen e smartfonëve, si “Xperia Themes”) si dhe suitën e aplikacioneve për media (WALKMAN, Album and Movies, si dhe integrimin me Sony Entertainment Network).

Sony filloi shpërndarjen e Jelly Bean në muajin shkurt dhe javën e kaluar erdhi përditësimi i softuerit për smartfonët Xperia Z1 dhe Xperia Z Ultra. Kompania shprehet se përditësimet do të vijnë shumë shpejt edhe për pajisjet e tjera, por pa përcaktuar një periudhë apo datë fikse se kur duhet t’i presin përdoruesit ato. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>