Harduer

Sony largohet nga prodhimi i baterive

Dec 29 2013
0 Shpërndarje
Sony largohet nga prodhimi i baterive

2013-12-29T033118Z_1_CBRE9BS09SK00_RTROPTP_2_SONY-EARNINGSKompania japoneze Sony ka vendosur të mos shes njësinë e baterisë prej jonit të litiumit, raportuan mediat gjatë të dielës, që mund të sjellë kërkesa në rritje për bateri të smartfonëve.

Përveç vlerës së ulët të jenit, që mund të rris fitimet jashtë vendit, njësia e baterisë është po ashtu duke parë një kërkesë të rritur për disa nga produktet e veta të reja, raportoi e përditshmja për biznes Nikkei.

Për dy vitet e kaluara, Sony ka qenë duke planifikuar për të shkarkuar njësinë, që ishte një pionier në prodhimin e baterive të jonit të litiumit për kompjuterë dhe pajisje mobile, por më pas ka çaluar për shkak të konkurrencës nga rivalët koreano-jugorë të cilët bënin bateria me çmim më të ulët.

Një fond nga qeveria provoi të organizojë shitjen e biznesit të baterisë për kompaninë e përbashkët të Nissan Motor dhe NEC Corp më herët këtë vit.

Sidoqoftë, bisedat kanë ngecur dhe Sony ka treguar që fondin do ta mbajë për njësinë e baterisë dhe për ta zhvilluar atë si një biznes kyç, raportoi Nikkei, duke cituar burime të paidentifikuara.

Sony, që vitin e kaluar shiti biznesin e vet kimik për fondin e dhënë të qeverisë, është duke provuar që të ngjallë pasuritë e biznesit të vet për elektronikën për konsumatorë duke u përqendruar në kamera, pajisje për lojëra dhe pajisje mobile. (PCWorld Albanian)

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>