Harduer

Sony lufton për më shumë dritë për DSLR-t e tij

Aug 28 2009
0 Shpërndarje
Sony lufton për më shumë dritë për DSLR-t e tij

Sikurse në fushën për aparatet  point and shoot nga Sony, kompania mundohet që të kap hapin edhe me DSLR-t  e saj duke korigjuar performancat për kushtet me pak dritë. 

Modeli DSLR-A850, që kushton rreth 2.000 $ (vetëm trupi), është kamerë full-frame e dedikuar për fotografët me përvojë, për ata që kanë ambicie për modelet e shtrenjta si Canon EOS 5D Mark II dhe Nikon D700. Një DSLR full-frame e ka sensorin e fotografisë pothuajse aq të madh sa filmi 35mm, që shumica e DSLR të tjerë përdorin sensor më të vogël. Sensori më i madh ju mundëson të inçizoni fotografi me më shumë pixela e me më pak “noise”, që ndryshe kuptohet fotografi më të mira në kushte me pak dritë.

Ky model ka sensorin CMOS me rezolucion prej 24.6 megapixel dhe e ka mundësinë e shkrepjes së vazhdueshme në rezolucionin më të lartë për 3 frame për sekond. LCD ka rezolucion të lartë (921,000 piksela) me madhësi 3 inç për shikim të fotove dhe shikimin Live View.

Modeli A850 do të gjindet në treg në Shtator. Sony gjithashtu ka lajmëruar për lentën 28mm deri 75mm, f2.8 për modelin A850 e që do të kushtoj rreth 800 $ në Nëntor, kur të dal në treg.
Dy modelet tjera pak më të dobëta janë DSLR A550 (950$) dhe DSLR A500 (750$), të cilët do të dalin në muajin Tetor. Të dy modelet përdorin sensorin CMOS e që Sony pohon se është në përparësi me konkurrentët për sa i përket teknologjisë së procesimit “low-noise” e që jep rezultate më të mira në kushte të errëta drite.

Modeli A550 me 14.2 megapixel do të jetë konkurrent i fortë me Nikon D90 dhe Canon EOS 50D.  Sony thot se A550 e fiton betejën me mundësinë 7 frame në sekond. Poashtu, A550 ka të njëjtin rezolucion të LCD (921,000 piksela) të njejt me modelin A850. LCD në të dy modelet mund të lëvizë për 90 shkallë, poshtë ose lartë.
Modeli i tretë, A500 me 12.3 megapiksela do të garoj me Nikon D5000 dhe Canon Rebel T1i.

Lajmet e fundit>