Harduer

Sony me linjë të re produktesh

Mar 5 2010
0 Shpërndarje
Sony me linjë të re produktesh

Menjëherë pasi që Sony pati paralajmëruar PSP Go në Panairin e Elektronikës Argëtuese të vitit 2009, në skenë u paraqitën raporte se prodhuesi i elektronikës është veçse duke punuar në një pasardhës për pajisjen e dorës. Sipas një raporti nga gazeta japoneze e biznesit Nikkei, Sony ka filluar me kompletimin e një ekipi zhvillues për produkt, duke kombinuar funksionalitetin e PSP-së me teknologjinë mobile të Sony Ericsson, për të konkurruar sa më mirë kundër iPhone.

Duke përcjellë këtë raport, Wall Street Journal është shprehur sa ka njohuri se Sony është duke përgatitur një linjë tërësisht të re të pajisjeve të dorës, duke përfshirë edhe smartphone që janë në gjendje të shkarkojnë dhe të luajnë lojërat e PSP-së. Burimet e WSJ-së theksojnë se Sony është gjithashtu duke përgatitur një konkurrent multifunksional të iPad që kombinon aftësitë e një netbook-u,  Sony Reader-it dhe PSP-së.

Që të dy produktet pritet që të lansohen dikur gjatë këtij viti. Megjithatë shumë detaje, duke përfshirë çmimin dhe specifikat janë ende top sekret.

Siç është raportuar më parë, pajisjet e reja kanë për qëllim të sfidojnë dominimin e Apple në tregun portabil. WSJ ka vënë në pah se Sony ka për qëllim që të integrojë me pajisjet e reja shërbimin konkurrues të iTunes, që për momentin po quhet Sony Online Services, dhe i cili pritet të lansohet më vonë gjatë këtij muaji. Sony ka premtuar se do të ofrojë përmbajtje për shkarkim për një bashkësi të gjerë pajisjesh duke përfshirë Playstation 3, PSP, PC dhe HDTV e Blu-Ray Player që kanë mundësi për qasje në internet.

Burimet pranë Wall Street Journal gjithashtu theksojnë se pajisjet e reja do të jenë qendrore në planin e Sony-të për rikthim të fuqishëm në treg, një iniciativë që ka ndërmarr gjiganti Japonez duke shkurtuar rreth 16.000 vende pune në dhjetor të vitit 2008. Gjithashtu kjo vie edhe si pasojë e vështirësive të Sony-it në tregun e celularëve. Dërgesat e celularëve Sony Ericsson kanë rënë 41 përqind në vitin 2009.

Lajmet e fundit>