Harduer

Sony nxjerr në shitje robotin qen për 2,899 dollarë

Aug 24 2018
0 Shpërndarje
Tashmë roboti kushton 2,899 dollarë dhe nisur nga çmimi i lartë jo çdokush ka për ta blerë një të tillë. Sony nxjerr në shitje robotin qen për 2,899 dollarë

Nëse keni kërkuar një kafshë shtëpie e cila nuk vdes kurrë, atëherë Sony ka zgjidhjen që keni pritur gjatë përsa kohë nuk harroni ta vini në karikim.

Ditën e sotme Sony tha se do të ri-lançonte Aibo, një qen robot i cili fillimisht u nxor në shitjet në 1999 deri në 2006-ën për tu rikthyer përsëri.

Tashmë roboti kushton 2,899 dollarë dhe nisur nga çmimi i lartë jo çdokush ka për ta blerë një të tillë.

Roboti qen vjen me sensor prekjeje, me njohje fytyre dhe kamer e cila mban mend ambientin e shtëpisë.

Ai del në shitje në muajin Shtator. Roboti gjithashtu lidhet me aplikacionin mobile “My Aibo” ku mund ti mësoni robotit marifete të reja.

Kompania Japoneze Sony tha në Nëntor të vitit të kaluar se do të risillte robotin qen AIBO pas një dekade nga prezantimi i tij për herë të parë, një lëvizje e cila shihet si përpjekje e kompanisë për të rindërtuar reputacionin e një kompanie inovative.

Lajmi erdhi disa ditë pasi Sony konfirmoi vitin më të mirë fiskal të të gjitha kohërave ndërsa aksionet arritën pikën më të lartë që prej 9 vitesh. /PCWorld Albanian

Tags >

AIBOSony
Lajmet e fundit>